DPM

Një tjetër arritje e rëndësishme për institucionin tonë
July 13, 2026
Building Expertise in Metrology
July 13, 2026


Nga data 9-12 qershor 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë zhvilloi një workshop TAIEX, në kuadër të instrumentit të asistencës teknike të Bashkimit Evropian në mbështetje të administratës publike të vendeve përfituese, gjatë procesit të përafrimit të legjislacionit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.

Ky workshop u organizua në vijim të kërkesës së DPM dhe u mbështet nga Komisioni Europian përmes mobilizimit të ekspertëve nga Republika Çeke.

Misioni u zhvillua me pjesëmarrjen e ekspertëve Miroslav Chloupek, Jindra Kafková dhe Eliška Machová, të cilët ndanë me ne përvojën dhe praktikat më të mira të harmonizimit të legjislacionit metrologjik me standardet europiane.

 

Diskutimet u fokusuan në:

✅ Transpozimin e direktivave të BE-së në legjislacionin kombëtar të metrologjisë;
✅ Rishikimin e rregulloreve teknike për instrumentet matëse;
✅ Forcimin e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit;
✅ Procedurat e verifikimit fillestar dhe periodik të instrumenteve matëse;
✅ Rregullimin e instrumenteve matëse jashtë legjislacionit të harmonizuar, në përputhje me nenet 34–36 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian.

Së bashku drejt standardeve europiane dhe një sistemi metrologjik më cilësor.


https://www.instagram.com/p/DZpy0hqisvk/?igsh=MWtuMmhqNTlwYnhyeA%3D%3D

Shpërndani në rrjete sociale: