DPM

Aktivitetet

Laboratori i Analizave të Alkoolit në Frymëmarrje kryen kalibrimin e analizuesve të frymës, të përdorur në fushat e sigurisë rrugore, mbrojtjes së pronës, mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në punë.

Ky laborator ka rëndësi të veçantë për Policinë e Shtetit, pasi rezultatet e kalibrimeve dhe verifikimeve të analizuesve të frymës përdoren drejtpërdrejt në kontrollet e alkoolit në rrugë dhe në zbatimin e legjislacionit për sigurinë rrugore.

Laboratori operon në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO/IEC 17025 dhe standardet përkatëse ndërkombëtare (IEC / EN / OIML).