DPM

TAIEX Workshop për Metrologjinë Ligjore në Shqipëri
July 13, 2026


Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë mori pjesë në workshop-in rajonal “Single Market Academy: Building Expertise in Metrology”, zhvilluar në Tiranë në datat 24 dhe 25 qershor, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe GIZ (Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar).

Workshop-i u fokusua në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të institucioneve të metrologjisë, duke trajtuar ndërtimin e profileve të kompetencave, programet e trajnimit për ekspertët, kualifikimin e vazhdueshëm të stafit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet institucioneve të rajonit.

Përmes diskutimeve me ekspertë të EURAMET, WELMEC dhe institucioneve kombëtare të metrologjisë, u trajtuan sfidat dhe prioritetet për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të zhvillimit profesional, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve metrologjike dhe përafrimin me standardet evropiane.

Investimi në zhvillimin e burimeve njerëzore mbetet një nga shtyllat kryesore për ndërtimin e një administrate moderne, profesionale dhe të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes europiane të vendit.

https://www.instagram.com/reel/DaFsEuGN3R2/?igsh=MWVzdTIzY3BhZG16OQ%3D%3D



Shpërndani në rrjete sociale: