Aktivitetet
Laboratori i Masës në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e standardeve kombëtare në fushën e e masës në Shqipëri, për transmetimin e njësive të matjes së masës “kg” nga Sistemi Ndërkombëtar i Njësive SI deri tek përdoruesit fundorë.
Laboratori kryen aktivitetet e mëposhtme:
- Mirëmbajtjen e Etalonit Kombëtar të Masës “kg”në Shqipëri;
- Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike sipas Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI);
- Zhvillimin e metodave të matjes dhe kalibrimit të fushës së masës;
- Kalibrimin e instrumenteve matëse (gramarë dhe Instrumentave Jo Automatikë të peshimit NAWI);
- Pjesëmarrjen në krahasime ndërlaboratorike kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Ruan dhe mirëmban Aftësitë Matëse Kalibruese (CMC) të publikuara në bazën e të dhënave të ndërkrahasimeve kyçe (KCDB) të Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave (BIPM).