DPM

DREJTORIA E METROLOGJISË LIGJORE
  1. MISIONI

Misioni i Drejtorisë së Metrologjisë Ligjore (DML) është garantimi i saktësisë dhe besueshmërisë së matjeve, duke siguruar mbrojtjen e konsumatorit nga matjet e pasakta nëpërmjet kontrollit metrologjik ligjor të instrumenteve matëse në:

  • transaksione ekonomike;
  • mbrojtjen e ambientit;
  • mbrojtjen e shëndetit;
  • sigurinë teknike.
  1. ORGANIZIMI

Drejtoria e Metrologjisë Ligjore, në nivel kombëtar, është e organizuar në 4 Sektorë Shërbimi si vijon:

 

  1. SHËRBIMET

Shërbimet metrologjike që ofron DML-ja:

  • Njohje dhe miratim tipi të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara që importohen (përpara hedhjes ne treg dhe vënies në përdorim të tyre), që nuk janë objekt i markimit CE;
  • Verifikim fillestar dhe periodik të instrumenteve matëse;
  • Kontroll të subjekteve që prodhojnë, ambalazhojnë ose importojnë produkte të parapaketuara;
  • Mbikëqyrja e subjekteve të autorizuara.

Miratimi i tipit të instrumenteve ligjërisht të kontrolluara:

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë miraton tipin e instrumentit matës në përputhje me rregulloren e ministrit, kur ai plotëson kërkesat teknike dhe metrologjike të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për kërkesat teknike dhe metrologjike për instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara.

Verifikimi fillestar i instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara:

Instrumentet matëse të vendosura në treg, që kanë miratim tipi, i nënshtrohen verifikimit fillestar përpara se të përdoren. Gjatë verifikimit fillestar, kontrolli duhet të përcaktojë nëse:

  1. a) instrumenti matës është i tipit të miratuar dhe në përputhje me të;
  2. b) instrumenti i përket një kategorie të përjashtuar nga tipi i miratuar dhe në këtë rast, nëse përmbush kërkesat teknike dhe funksionale

Verifikimi pasardhës i instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara:

Verifikimi periodik i instrumenteve matëse duhet të kryhet sipas intervaleve të verifikimit të përcaktuara për tipe të ndryshme të instrumenteve matëse. Intervalet e ri-verifikimit parashikohen sipas rregullores së Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.

Instrumentet matëse që i nënshtrohen kontrollit metrologjik ligjor:

Në bazë të Ligjit Nr. 126, datë 15.10.2020 “Për Metrologjinë”, instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara janë ata instrumente që përdoren për:

  • Transaksionet zyrtare dhe ekonomike, mbrojtjen e shëndetit, mbrojtjen e ambientit, rendin publik dhe sigurinë teknike;
  • Kontrollin e produkteve të para-paketuara dhe shisheve si enë matëse.

Kategoritë e instrumenteve matëse që i nënshtrohen kontrollit metrologjik ligjor:

  • Peshore tregtare;
  • Gramarë, klasa M1, M2, M3;
  • Peshore automobilistike;
  • Masa vëllimore;
  • Kontalitra të shitjes me shumicë të karburanteve;
  • Taksimetra;
  • Matës shpejtësie;
  • Manometra të paisjeve të fryrjes së gomave;
  • Instrumente për matjen e produkteve të lëngëta dhe të ngurta.