Aktivitetet
Laboratori i Volumeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë ka si qëllim mbajtjen dhe ruajtjen e standardeve kombëtare për fushën e volumit.
Laboratori kryen aktivitetet e mëposhtme:
- Mirëmbajtjen e standardeve në fushën e volumit;
- Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike sipas Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI);
- Zhvillimin e metodave të matjes dhe kalibrimit në fushën e volumit;
- Kalibrimin e instrumenteve dhe pajisjeve matëse të volumit;
- Verifikimin e pajisjeve matëse të volumit;
- Pjesëmarrjen në krahasime ndërlaboratorike kombëtare dhe ndërkombëtare.