DPM

Aktivitetet

Njësia bazë e Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI) për gjatësinë është Metri (m), i cili përcaktohet duke marrë vlerën fikse numerike të shpejtësisë së dritës në boshllëk, c = 299 792 458, ku shprehet në njësinë m·s⁻¹, ku sekonda përcaktohet nëpërmjet frekuencës së tranzicionit hiperfinë të gjendjes themelore të atomit të ceziumit-133 (Δν₍Cs₎).

Në mënyrë ekuivalente:

  • 1 metër është gjatësia e rrugës që përshkon drita në boshllëk gjatë intervalit kohor prej 1/299 792 458 të sekondës.

Laboratori i Gjatësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë është përgjegjës për mbajtjen e njësisë së gjatësisë, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e standardeve kombëtare në fushën e gjatësisë.

Laboratori kryen aktivitetet e mëposhtme:

  • Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e standardeve kombëtare në fushën e gjatësisë;
  • Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike sipas Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI);
  • Zhvillimin e metodave të matjes dhe kalibrimit;
  • Pjesëmarrjen në krahasime ndërlaboratorike kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Kalibrimin e instrumenteve matëse.