DPM

Aktivitetet

Laboratori i matjeve të temperaturës në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e standardeve kombëtare në fushën e temperaturës termodinamike.

Laboratori kryen aktivitetet e mëposhtme:

  • Ruajtjen, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e etaloneve kombëtare në fushën e temperaturës;
  • Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike sipas Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI) dhe ITS-90;
  • Zhvillimin e metodave të matjes dhe kalibrimit;
  • Kalibrimin e instrumenteve matëse të temperaturës;
  • Pjesëmarrjen në krahasime ndërlaboratorike kombëtare dhe ndërkombëtare.