DPM

Aktivitetet

Laboratori i Presionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e standardeve kombëtare në fushën e presionit.

Laboratori kryen aktivitetet e mëposhtme:

  • Mirëmbajtjen e standardeve kombëtare në fushën e presionit;
  • Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike sipas Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI);
  • Zhvillimin e metodave të matjes dhe kalibrimit;
  • Kalibrimin e instrumenteve matëse;
  • Verifikimin e pajisjeve matëse;
  • Pjesëmarrjen në krahasime ndërlaboratorike kombëtare dhe ndërkombëtare.