

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është akredituar nga “Institute of Accreditation of the Republic of North Macedonia”, sipas standardit ndërkombëtar ISO/IEC 17025:2018, duke konfirmuar kompetencën teknike të laboratorëve të kalibrimit.
Për herë të parë në historinë e institucionit janë akredituar:
✔ Laboratori i Gjatësisë
✔ Laboratori i Temperaturës
✔ Laboratori Elektrik
Ky akreditim dëshmon se laboratorët e DPM-së operojnë në përputhje me kërkesat më të larta ndërkombëtare për saktësinë, gjurmueshmërinë dhe besueshmërinë e matjeve.
Ky sukses është rezultat i përkushtimit dhe punës së stafit teknik të institucionit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e infrastrukturës kombëtare të cilësisë, duke rritur besimin në shërbimet metrologjike të ofruara në Republikën e Shqipërisë.
Ftojmë komunitetin e biznesit dhe të gjithë përdoruesit e instrumenteve matëse të mbështeten në shërbimet e akredituara të DPM-së, për të garantuar cilësi, siguri dhe përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.
https://www.instagram.com/p/DZfjm5ctdIE/?igsh=eXJkNm9vbW8zcnZl