Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Institucional
Në kuadër të rolit të rëndësishëm që metrologjia ka në bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe ndërkombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) zhvillon dhe zgjeron aktivitetet e saj në fushën e metrologjisë në nivel dypalësh dhe shumëpalësh, me institucione brenda dhe jashtë vendit.
Përmes këtyre bashkëpunimeve dhe anëtarësimeve ndërkombëtare, DPM synon:
- harmonizimin e sistemit kombëtar të metrologjisë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare;
- rritjen e besueshmërisë së matjeve në Republikën e Shqipërisë;
- shkëmbimin e ekspertizës teknike dhe përvojave profesionale;
- forcimin e kapaciteteve institucionale dhe laboratorike;
- mbështetjen e tregtisë së lirë dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërkombëtar
DPM ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e mëposhtme ndërkombëtare:
- Institutin Austriak të Metrologjisë (BEV);
- Institutin Turk të Metrologjisë (TÜBİTAK-UME);
- Institutin Çek të Metrologjisë (CMI);
- Zyrën Çeke të Standardeve, Metrologjisë dhe Testimit (UNMZ);
- Byronë e Metrologjisë së Malit të Zi;
- Byronë e Metrologjisë së Maqedonisë (BoM);
- Institutin Slloven të Metrologjisë (MIRS).
Bashkëpunimi me Institucionet në Vend
Me partnerët në vend, DPM ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me:
- Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit (DPA);
- Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;
- Universitetin Politeknik të Tiranës;
- Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës;
- Shoqatën e Transportit të Udhëtarëve Shqiptarë;
- Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare;
- Zyrën e Mbrojtjes së Konsumatorit;
- Shoqatën për Mbrojtjen e Qytetarëve.