Shërbimet e kalibrimeve
Laboratori ofron shërbime kalibrimi për:
a) Subjekte të brendshme:
- Laboratorët e Drejtorisë së Metrologjisë Shkencore dhe Industriale, përfshirë edhe vetë laboratorin e Masës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.
- Laboratorët e Sektorëve të Shërbimeve Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.4 të Drejtorisë së Metrologjisë Ligjore të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.
b) Subjekte të jashtme:
- Të gjithë subjektet që disponojnë instrumenta matës të fushës së masës që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Shqipërisë dhe jo vetëm.
Certifikatat e kalibrimit të lëshuara nga Laboratori i Masës i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë janë të njohura ndërkombëtarisht.