Gjurmueshmëria metrologjike
Laboratori i Masës është përgjegjës për sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike në fushën e masës në Shqipëri, për transferimin e njësive të matjes së masës “kg” nga Sistemi Ndërkombëtar i Njësive SI deri tek përdoruesit fundorë.
Sigurimi i Gjurmueshmërisë së matjeve të fushës së masës realizohet në përputhje me programin e rikalibrimit të etalonëve në Institute Kombëtare të Metrologjisë që kanë publikuar aftësitë matëse dhe kalibruese (CMC) në bazën e të dhënave të krahasimeve kyçe të Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave (BIPM KCDB).