

Gjatë periudhës janar–qershor 2026, laboratorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM) kanë vijuar realizimin e shërbimeve të kalibrimit dhe verifikimit metrologjik, duke shënuar një rritje të ndjeshme të aktivitetit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ky rezultat reflekton zgjerimin e aktivitetit laboratorik, rritjen e kërkesës për shërbime metrologjike dhe përdorimin më efikas të kapaciteteve teknike.
Shërbimet janë realizuar në fushat kryesore të matjes:
– Masë dhe Densitet
– Matje Elektrike
– Temperaturë
– Vëllime, Rrjedhje dhe Kimi
– Matje Dimensionale
– Matje Mekanike
Një arritje e rëndësishme gjatë kësaj periudhe është akreditimi i laboratorëve të DPM në fushat e Temperaturës, Matjeve Dimensionale dhe Matjeve Elektrike, duke forcuar më tej besueshmërinë e shërbimeve të ofruara dhe duke zgjeruar mundësitë për ofrimin e shërbimeve me njohje ndërkombëtare.
Rezultatet e arritura dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të DPM për zhvillimin e kapaciteteve laboratorike, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe garantimin e matjeve të sakta e të gjurmueshme në mbështetje të ekonomisë dhe shoqërisë.
https://www.instagram.com/reel/DauYb-Tt3ZV/?igsh=N2NqcWdkd252OXYw