Fusha e kalibrimeve
Laboratori ofron shërbime kalibrimi për:
- Gramarë standard në kufijtë 1 mg – 20 kg të klasës E1, E2, F1, F2, M1.
- Instrumente Jo Automatikë të Peshimit (NAWI – Non Automatic Weighing Instruments) të klasave I, II dhe III të saktësisë, me kapacitet deri në 150 kg.
Kalibrimet realizohen në përputhje me Manualin e Cilësisë, procedurat operacionale dhe teknike të laboratorit, konform kërkesave të standardit SSH/EN/ISO/IEC 17025:2017, guidave respektive të kalibrimit të EURAMET, si dhe rekomandimeve të Organizatave Ndërkombëtare të Metrologjisë Ligjore OIML.