
Sistemi Ndërkombëtar i Njësive (SI) është sistemi i njësive i pranuar botërisht për realizimin dhe shprehjen e matjeve në shkencë, industri, tregti dhe në jetën e përditshme.
Ai përbën sistemin ligjor të njësive të matjes në Shqipëri dhe në vendet e Bashkimit Evropian, duke garantuar unifikimin, saktësinë dhe krahasueshmërinë e matjeve në nivel ndërkombëtar.
SI u vendos zyrtarisht në vitin 1960 nga Konferenca Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave (General Conference on Weights and Measures) dhe administrohet nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave (International Bureau of Weights and Measures).
SI përbëhet nga shtatë njësi bazë, të cilat janë themeli i të gjithë matjeve:
Nga këto njësi rrjedhin të gjithë njësitë e tjera që përdoren në praktikë.
Njësitë e rrjedhura formohen si kombinime të njësive bazë (p.sh. energjia në xhaul: kg·m²·s⁻²).
SI përdor gjithashtu prefikse për të shprehur shumëfishat dhe nënshumëfishat e njësive, nga jokto (10⁻²⁴) deri te jota (10²⁴).
Përdorimi i njësive të matjes në Shqipëri është i rregulluar me VKM nr. 261 datë 29.04.2022 “Njësitë bazë të Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI) që do të përdoren në Shqipëri, njësitë që rrjedhin prej tyre, shumëfishat dhe nënfishat, njësitë shtesë të vendosura ndërkombëtarisht dhe mënyra e përdorimit të tyre”, i harmonizuar me Direktivën 80/181/EEC të Bashkimit Evropian, të amenduar.
Ky kuadër ligjor mundëson përdorimin e një sistemi të unifikuar të njësive të matjeve në tregti, industri dhe shërbime.
Sistemi Ndërkombëtar i Njësive është përditësuar në vitin 2019, pas miratimit nga Konferenca e Përgjithshme e Peshave dhe Masave, bazuar në rekomandimet e Komitetit Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave.
Katër njësi bazë (kilogram, amper, kelvin dhe mol) u ripërkufizuan në bazë të konstanteve themelore të natyrës, si:
Ky ndryshim hyri në fuqi më 20 maj 2019, në Ditën Botërore të Metrologjisë.
SI siguron:
Ai përbën bazën e funksionimit të laboratorëve metrologjikë dhe të kontrollit ligjor të instrumenteve matës.
Për informacion të detajuar mbi SI, referojuni publikimeve zyrtare të Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave (SI Brochure).