DPM

Sistemi Ndërkombëtar i Njësive (SI)
May 14, 2026
Në datat 25–26 maj 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë mirëpriti në ambientet e saj ekspertët ndërkombëtarë
June 8, 2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Metrologjisë, si vendi më i ri anëtar me të drejta të plota në Konventën e Metrit të BIPM, si dhe në kuadër të procesit të akreditimit, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë në laboratorët kombëtarë të DPM, si mbajtës të etaloneve kombëtare.

Gjatë vizitës, Ministrja inkurajoi forcimin institucional përmes zgjerimit të shërbimeve në funksion të nevojave të biznesit dhe institucioneve shtetërore, me synim ofrimin e standardeve dhe cilësisë së avancuar në shërbimet metrologjike.

Ministrja vlerësoi punën e bërë për promovimin e institucionit dhe aksesit të studentëve të shkencave të natyrës dhe shkencave inxhinierike në laboratorët e DPM, si potenciali i ardhshëm që do të kontribuojë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt tregut të Bashkimit Europian.

Një moment i rëndësishëm ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet DPM dhe Fakultetit Teknik dhe Shkencave të Natyrës të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

View this post on Instagram

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)

Shpërndani në rrjete sociale: