

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, në Ditën Botërore të Metrologjisë, ku diskutuam mbi rëndësinë e standardeve, matjeve të sakta dhe infrastrukturës së cilësisë për zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian të Shqipërisë.
Këtë vit kjo ditë merr një rëndësi të veçantë për vendin tonë pas ratifikimit të Konventës së Metrit, një hap historik që forcon integrimin e Shqipërisë në sistemin ndërkombëtar të matjeve dhe rrit besueshmërinë e produkteve dhe ekonomisë shqiptare në tregjet europiane dhe globale.
Gjatë vizitës u firmos edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, për të afruar më shumë studentët me profesionet teknike, laboratorët modernë dhe tregun e punës.
Investimet në laboratorë, standarde dhe transformim digjital janë investime direkte në sigurinë, konkurrueshmërinë dhe cilësinë e ekonomisë shqiptare.
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (@dpm.gov.al)