

20 Maj
Në kuadër të Ditës Botërore të Metrologjisë, zhvilluam një takim me Zëvendësministrin Enkelejd Musabelliu, ku prezantuam arritjet, sfidat dhe prioritetet e institucionit, duke vënë theks të veçantë në ndikimin e metrologjisë në ekonomi, mbrojtjen e konsumatorit dhe forcimin e infrastrukturës së cilësisë në vend🇦🇱.
Diskutuam rëndësinë e rishikimit dhe përafrimit të kuadrit ligjor të metrologjisë me legjislacionin e BE🇪🇺, me synim përshpejtimin e procesit dhe miratimin e ligjit të posaçëm brenda 4-mujorit të parë të vitit 2027.
Takimi shërbeu gjithashtu për të riafirmuar angazhimin tonë institucional drejt modernizimit të sistemit metrologjik shqiptar, ngritjen e laboratorëve të rinj, si dhe forcimin e rolit të DPM në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese.
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (@dpm.gov.al)