DPM

Çfarë qëndron pas një gote qumësht?
November 5, 2026

Vlorë | 30 – 31 tetor 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM), mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Teknike dhe Natyrore – TNS 2026, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

Konferenca bëri bashkë akademikë, studiues dhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë, duke trajtuar zhvillimet bashkëkohore në inteligjencën artificiale, teknologjitë digjitale, fizikën e aplikuar, matjet fizike, energjinë e rinovueshme, shkencat mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e DPM-së vjen në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Teknike dhe Natyrore, duke riafirmuar rëndësinë jetike të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe botës akademike për zhvillimin e shkencës, inovacionit dhe kapaciteteve profesionale.

DPM ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për t’u ofruar studentëve të shkencave të natyrës akses në laboratorët e saj, duke krijuar mundësi për njohjen nga afër me infrastrukturën moderne të matjeve, përvojën praktike dhe zbatimin e njohurive teorike në fushën e metrologjisë.

Ne mbetemi të angazhuar në forcimin e partneriteteve akademike, me bindjen se ndërthurja e dijes shkencore me ekspertizën institucionale është thelbësore për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes dhe zhvillimin teknologjik të vendit.

 

https://www.instagram.com/reel/DfO53kgtAul/?psln=Mm02aXZvd3JhZGw5

Shpërndani në rrjete sociale: