

Nga kontrolli i temperaturës te analizat laboratorike, çdo fazë e prodhimit mbështetet në instrumente matëse, saktësia e të cilave është thelbësore për cilësinë dhe sigurinë ushqimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ofron shërbime kalibrimi për instrumentet matëse, duke u mundësuar bizneseve dhe laboratorëve të mbështeten në rezultate të sakta, të besueshme dhe të gjurmueshme.
Sepse kalibrimi nuk është thjesht një proces teknik. Është një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve që konsumojmë çdo ditë.
DPM – Saktësi në matje, besueshmëri në rezultate.