DPM

20 Maj- Dita Botërore të Metrologjisë
June 8, 2026
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, në Ditën Botërore të Metrologjisë
June 8, 2026

Në datat 25–26 maj 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë mirëpriti në ambientet e saj ekspertët ndërkombëtarë znj. Katarina Tatranská dhe z. Tomáš Peták, në kuadër të aktiviteteve për rishikimin e VKM nr. 1351 “Për kërkesat teknike dhe metrologjike për instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluar”, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të lidhura me sistemin LIMS dhe proceset e digjitalizimit.

Takimeve dhe sesioneve teknike në këto dy ditë iu bashkuan edhe dy përfaqësues nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, duke forcuar më tej bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e ekspertizës profesionale në fushën e metrologjisë.

Mbështetja teknike e ekspertëve sllovakë mundësohet nga UNIDO Albania, në kuadër të programit Global Quality and Standards Programme (GQSP), me fokus forcimin e infrastrukturës së cilësisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit metrologjik në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)

 

Shpërndani në rrjete sociale: