Aktivitetet
Laboratori i matjeve të temperaturës në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e standardeve kombëtare në fushën e temperaturës termodinamike.
Laboratori kryen aktivitetet e mëposhtme:
- Ruajtjen, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e etaloneve kombëtare në fushën e temperaturës;
- Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike sipas Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI) dhe ITS-90;
- Zhvillimin e metodave të matjes dhe kalibrimit;
- Kalibrimin e instrumenteve matëse të temperaturës;
- Pjesëmarrjen në krahasime ndërlaboratorike kombëtare dhe ndërkombëtare.