DPM

A është e verifikuar peshorja në marketin ku po blini?
November 5, 2026
Nga “Peshmatja” e vitit 1922, tek Metrologjia Ligjore e akredituar sipas standardeve ndërkombëtare në 2026.
November 5, 2026

Kloster Drübeck🇩🇪
10–13 gusht 2026

Përfaqësueset e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, Shilda Dulaj dhe Evisa Gozhdari, morën pjesë në Shkollën Verore për Metrologjinë Biokimike, organizuar nga Instituti Kombëtar i Metrologjisë i Gjermanisë (PTB), me mbështetjen e EURAMET.

Programi trajtoi tema të rëndësishme, si infrastruktura globale dhe evropiane e metrologjisë në sektorët klinikë, bioteknologjikë dhe ushqimorë, gjurmueshmëria metrologjike, pasiguria e matjes, metodat primare dhe procedurat referuese të matjes, si dhe zhvillimet më të fundit kërkimore në fushën e metrologjisë biokimike.

Përmes sesioneve teorike, punës në grup dhe shkëmbimit të përvojave me ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve kombëtare të metrologjisë, pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuoi në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të DPM-së.

Ne përmirësohemi çdo ditë, duke investuar vazhdimisht në dije dhe zhvillim professional

 

https://www.instagram.com/dpm.gov.al/p/DcJBtFSjYGd/

Shpërndani në rrjete sociale: