Aktivitetet e laboratorit
Laboratori i Matjeve të Energjisë Elektrike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë është përgjegjës për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e standardit kombëtar të energjisë elektrike, si dhe për sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike në fushën e energjisë elektrike në Republikën e Shqipërisë.
- Ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e standardit kombëtar të energjisë elektrike;
- Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike në fushën e energjisë elektrike;
- Zhvillimin dhe përmirësimin e metodave të matjes për transferimin e njësisë së energjisë elektrike;
- Përcaktimin e kërkesave teknike dhe metrologjike për miratimin e tipit të instrumenteve matëse që përdoren për matjen e energjisë elektrike;
- Pjesëmarrjen në krahasime ndërlaboratorike dhe teste zotësie (Proficiency Testing).