DPM

Prishtinë, 18 maj 2026
June 8, 2026
Një tjetër arritje e rëndësishme për institucionin tonë
July 13, 2026

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës i paraqet komplimentet e saj Ambasadës së Shqipërisë dhe ka nderin të konfirmojë marrjen, në datën 4 qershor 2026, të instrumentit të aderimit të saj në Konventë me qëllim sigurimin e unifikimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e sistemit metrik, të nënshkruar në Paris më 20 maj 1875, e ndryshuar nga Konventa e nënshkruar në Sèvres më 6 tetor 1921 (“Konventa e Metrit”).

Qeveria e Republikës Franceze, në cilësinë e depozitarit të Konventës së Metrit, ka nderin t’i konfirmojë Ambasadës së Shqipërisë se, në zbatim të neneve 3 dhe 4 të Konventës së ndryshuar, Konventa e Metrit ka hyrë në fuqi për Republikën e Shqipërisë në të njëjtën ditë me depozitimin e këtij instrumenti, pra më 4 qershor 2026.

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme shfrytëzon këtë rast për t’i ripërsëritur Ambasadës së Shqipërisë konsideratën e saj më të lartë”.

Pas përfundimit të procedurave diplomatike, Shqipëria bëhet anëtari i 67 i Konventës së Metrit (BIPM) dhe pjesë e sistemit ndërkombëtar mbi të cilin ndërtohen standardet globale të matjes.

Nga sot, infrastruktura metrologjike shqiptare ulet e barabartë në tryezën botërore të metrologjisë, krahas vendeve më të zhvilluara të Europës dhe botës.

Një moment historik për metrologjinë shqiptare🇦🇱

Saktësia dhe cilësia flasin një gjuhë kudo, gjuhën e standardeve.

https://www.instagram.com/p/DZNkPalNKSr/?igsh=MXV1dWVvcjJvZndoNA%3D%3D

 

 

Shpërndani në rrjete sociale: