
Prishtinë, 18 maj 2026
Në kuadër të Ditës Botërore të Metrologjisë, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë e Republikës së Shqipërisë dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e metrologjisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional ndërmjet dy vendeve tona Shqipëri – Kosovë.
Marrëveshja synon zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e metrologjisë shkencore, industriale dhe ligjore, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe në funksion të rritjes së cilësisë, besueshmërisë dhe sigurisë në shërbimet metrologjike.
Bashkëpunimi ndërmjet palëve do të përfshijë:
🔹shkëmbimin e eksperiencave teknike dhe profesionale;
🔹harmonizimin e praktikave dhe standardeve metrologjike;
🔹organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve, konferencave dhe vizitave studimore;
🔹zhvillimin e projekteve dhe ndërkrahasime laboratorike;
🔹promovimin e arritjeve profesionale dhe bashkëpunimit rajonal në fushën e metrologjisë.
Kjo marrëveshje përfaqëson një angazhim të përbashkët për forcimin e infrastrukturës së cilësisë dhe avancimin e mëtejshëm të standardeve metrologjike në shërbim të ekonomisë, tregtisë së ndershme, mbrojtjes së konsumatorit dhe interesit publik.
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (@dpm.gov.al)