DPM

Aktivitetet e laboratorit

Laboratori i Matjeve të Energjisë Elektrike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë është përgjegjës për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e standardit kombëtar të energjisë elektrike, si dhe për sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike në fushën e energjisë elektrike në Republikën e Shqipërisë.

  • Ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e standardit kombëtar të energjisë elektrike;
  • Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike në fushën e energjisë elektrike;
  • Zhvillimin dhe përmirësimin e metodave të matjes për transferimin e njësisë së energjisë elektrike;
  • Përcaktimin e kërkesave teknike dhe metrologjike për miratimin e tipit të instrumenteve matëse që përdoren për matjen e energjisë elektrike;
  • Pjesëmarrjen në krahasime ndërlaboratorike dhe teste zotësie (Proficiency Testing).