

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka realizuar kalibrimin e 1,794 instrumenteve matës, duke shënuar një rritje prej 63.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
🔧 Procesi i kalibrimit në DPM kryhet nga staf me kompetencë të lartë profesionale, në përputhje të plotë me kërkesat e standardit ISO/IEC 17025:2017, duke garantuar saktësi dhe besueshmëri maksimale të matjeve.
Ne besojmë se matjet e sakta janë bazë e një tregu të ndershëm dhe të sigurtë dhe ky është angazhimi ynë i përditshëm.
🔷Ftojmë të gjitha subjektet të paraqesin kërkesat për kalibrimin e instrumenteve që disponojnë, për të siguruar pajtueshmëri ligjore dhe performancë optimale të pajisjeve të tyre.
🙌🏻Matje të sakta sot, vendime të sakta nesër!
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë 🇦🇱 (@dpm.gov.al)