

Nxënësit e klasës së XI të shkollës jopublike “Ernest Koliqi” zhvilluan orën e hapur të fizikës në laboratorët kalibrues pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë 🔬📏
Kjo vizitë i ndihmoi të rinjtë të forcojnë konceptet e fizikës, të njihen nga afër me pajisjet laboratorike dhe të kuptojnë se si matjet e sakta ndikojnë në sigurinë dhe cilësinë e jetës tonë të përditshme🌍
DPM mbetet gjithmonë e hapur për nxënësit dhe studentët 🤝📚duke i afruar ata më pranë botës së matjeve, shkencës dhe profesioneve të së ardhmes.
Me eksperienca të tilla praktike, ne kontribuojmë modestisht në edukimin e një brezi të ri që vlerëson rëndësinë e saktësisë dhe standardeve në çdo fushë të jetës😇
A post shared by Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (@dpm.gov.al)