DPM

Njoftim
October 18, 2019
20 Maj – Dita Botërore e Metrologjisë
May 17, 2021

[:sq] 

 

20 maj është Dita Botërore e Metrologjisë, që daton me nënshkrimin e Traktatit të Metrit në vitin 1875 në Paris, i cili mbështet zbulimet shkencore dhe inovacionin, prodhimin industrial dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbrojtjen e mjedisit global.
Shqipëria i është bashkuar nismës botërore me temë ‘’Matja për tregtinë globale’’, nëpërmjet së cilës sigurohet që të realizohet tregti e ndershme dhe produktet të plotësojnë standardet për konsumatorët.
Në mbarë botën, institutet kombëtare të metrologjisë vazhdojnë ta çojnë përpara shkencën e matjes duke zhvilluar dhe verifikuar teknika të reja matëse në nivelin më të lartë. Ata ofrojnë sigurinë dhe besimin e nevojshëm që matjet janë të sakta, sigurojnë bazë të shëndoshë për tregtinë globale sot dhe na ndihmojnë të përgatitemi për sfidat e së ardhmes.
Institutet kombëtare të metrologjisë marrin pjesë në krahasimet ndërlaboratorike të matjeve të koordinuara nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Matjeve (Bureau International des Poids et Mesures – BIPM) për të siguruar besueshmërinë e rezultateve të matjes në mbarë botën.
Organizata Ndërkombëtare e Metrologjisë Ligjore (OIML) harton Rekomandime Ndërkombëtare, të cilat synojnë të mbështesin dhe harmonizojnë kërkesat në të gjithë botën në shumë fusha. OIML gjithashtu drejton Sistemin e Certifikimit të OIML – së (OIML-CS) i cili lehtëson pranimin ndërkombëtar dhe tregtinë globale të instrumenteve matës ligjërisht të kontrolluar.
Dita Botërore e Metrologjisë feston kontributin e të gjithë njerëzve që punojnë në organizata ndërqeveritare dhe institucione metrologjike kombëtare.
Gëzuar Ditën Botërore të Metrologjisë!

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë[:en] 

 

Data 20 maj shënon Ditën Botërore të Metrologjisë, në përkujtim të përvjetorit të nënshkrimit të Traktatit Metrit në vitin 1875 në Paris. Ky traktat siguron ekzistencën e një sistemi matës koherent në të gjithë botën, i cili mbështet zbulimet shkencore dhe inovacionin, prodhimin industrial dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbrojtjen e mjedisit global.

Tema e Ditës Botërore të Metrologjisë për vitin 2020 është “Matja për tregtinë globale”. Kjo temë është zgjedhur për të rritur ndërgjegjësimin për rolin e rëndësishëm të matjes në lehtësimin e tregtisë së ndershme globale, duke siguruar që produktet t’i plotësojnë standardet dhe rregullat dhe të plotësojnë pritshmëritë e klientëve për sa i përket cilësisë.

Në mbarë botën, institutet kombëtare të metrologjisë vazhdojnë ta çojnë përpara shkencën e matjes duke zhvilluar dhe verifikuar teknika të reja matëse në nivelin e duhur të sofistikimit.

Institutet kombëtare të metrologjisë marrin pjesë në ndërkrahasimet e matjeve të koordinuara nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Matjeve (Bureau International des Poids et Mesures – BIPM) për të siguruar besueshmërinë e rezultateve të matjes në mbarë botën.

Organizata Ndërkombëtare e Metrologjisë Ligjore (OIML) zhvillon Rekomandime Ndërkombëtare, të cilat synojnë të mbështesin dhe harmonizojnë kërkesat në të gjithë botën në shumë fusha. OIML gjithashtu drejton Sistemin e Certifikimit të OIML –së (OIML-CS) i cili lehtëson pranimin ndërkombëtar dhe tregtinë globale të instrumenteve të kontrolluara të matjes.

Sistemet e metrologjisë ndërkombëtare ofrojnë sigurinë dhe besimin e nevojshëm që matjet janë të sakta, sigurojnë bazë të shëndoshë për tregtinë globale sot dhe na ndihmojnë të përgatitemi për sfidat e së ardhmes.

Në Ditën Botërore të Metrologjisë njihet dhe festohet kontributi i të gjithë njerëzve që punojnë në organizata ndërqeveritare dhe institucione  metrologjike kombëtare  gjatë gjithë vitit.[:]

Shpërndani në rrjete sociale: