Aktivitetet
Laboratori i Lagështisë Relative në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e standardeve kombëtare në fushën e lagështisë relative.
Laboratori kryen aktivitetet e mëposhtme:
- Mirëmbajtjen e standardeve kombëtare në fushën e lagështisë relative;
- Sigurimin e gjurmueshmërisë metrologjike sipas Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI);
- Zhvillimin e metodave të matjes dhe kalibrimit;
- Kalibrimin e instrumenteve matëse;
- Pjesëmarrjen në krahasime ndërlaboratorike kombëtare dhe ndërkombëtare.