Etalonet / Standardet matëse
Në procesin e kalibrimit përdoren:
- Simulator i avujve të etanolit me përqendrime të njohura, me tre enë të lidhura në seri;
- Gjenerator ajri me rregullator;
- Matës i rrjedhjes (flow meter);
- Gryka (mouthpiece);
- Tretësirë etanoli me përqendrim 1.2101 g etanol/L (në 20°C), si material referencë i certifikuar dhe i gjurmueshëm metrologjikisht përmes BAM (Bundesanstalt für Materialforschung und -prüfung – Instituti Federal Gjerman për Kërkime dhe Testim të Materialeve).