Etalonet / Standardet matëse
Laboratori disponon këto pajisje dhe standarde matëse:
- Peshore elektronike të kapaciteteve 20 g – 64 kg;
- Set gramarësh të klasës E2 nga 1 mg deri në 20 kg;
- Set enësh volumetrike qelqi 5 L, 10 L, 20 L;
- Set enësh volumetrike metalike 5 L, 10 L, 100 L, 200 L dhe 500 L;
- Enë volumetrike metalike 20 L dhe 50 L (standard referues, gabim 0.02%);
- Instrumente për monitorimin e temperaturës, lagështisë relative, presionit dhe elektro-konduktivitetit;
- Matës prurjesh (kontalitër) me diapazon 50–500 L/min dhe ripërsëritshmëri 0.1%;
- Matës distancash (0.05 – 200 m, saktësi 1 mm);
- Instrument matës me ultratinguj;
- Metër shirit 50 m, 100 m dhe metër thellësie me kontakt 30 m;
- Distilator uji dhe pajisje të tjera ndihmëse.
Standardet referencë sigurojnë gjurmueshmërinë në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI) përmes kalibrimit në NMI.