Shërbimet e kalibrimeve
Kalibrime në rrymë dhe tension të vazhduar:
- Kalibrimi i instrumentave matës deri në 1100 V, dhe të burimeve të tensionit DC deri në 1000 V;
- Kalibrimi i instrumentave matës deri në 11 A, dhe të burimeve të rrymës deri në 20 A.
Kalibrime në rrymë dhe tension alternativ:
- Kalibrim i instrumenteve matëse të tensionit deri në 1100 V, me frekuencë nga 10 Hz deri në 1 MHz, dhe i burimeve të tensionit deri në 1000 V, me frekuencë nga 10 Hz deri në 100 kHz;
- Kalibrim i instrumenteve matëse të rrymës deri në 11 A, me frekuencë nga 10 Hz deri në 10 kHz, dhe i burimeve të rrymës deri në 20 A, me frekuencë deri në 100 kHz.
Kalibrime në rezistencë:
- Laboratori ka një set rezistencash me vlerë nga 1 Ω deri tek 10 MΩ, i cili përdoret për gjurmueshmërinë e matjeve deri tek rezistencat e përdorimit;
- Kalibrimi i rezistencave realizohet për vlera deri në 20 GΩ;
- Seti përfshin rezistenca dekade HARS dhe rezistenca standarde me precizion VRS.