MENAXHIMI I CILËSISË

MENAXHIMI I CILËSISË

Objektivi i politikës së cilësisë të DPM është krijimi, koordinimi dhe menaxhimi i sistemit Kombëtar të Metrologjisë në Republikën e Shqipërisë.

Që prej vitit 2008, DPM ka implementura sistemin e menaxhimit të cilësisë në përputhje me SSH ISO/IEC 17025:2005 “Kërkesat për kompetencën teknike të laboratorëve të kalibrimit dhe testimit.

 

Manaxhimi-Cilesise-Certifikate2013-SObjektivat e cilësisë në DPM që përputhen me SSH ISO/IEC 17025:2005 janë:

» Të sigurojë cilësinë e shërbimit të kalibrimit, dhe të përmirësojë vazhdimisht efektivitetin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë të DPM.
» Të ofrojë shërbime cilësore të vazhdueshme për të arritur kënaqësinë e konsumatorit në përputhje me kërkesat rregullatore.
» Të sigurojë që i gjithë personeli i DPM është kompetent dhe i kualifikuar për detyrat që kryen, dhe që i gjithë personeli të njihet me dokumentacionin e sistemit të menaxhimit të cilësisë, në mënyrë që të kryejë shërbime profesionale dhe efektive për konsumatorët e DPM.
» Anëtarësimi i DPM në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale të metrologjisë përgatit kuadrin e njohjes ndërkombëtare të etaloneve kombëtare të matjes, e cila është një element kyç për të siguruar  njohje ndërkombëtare për Metrologjinë në Shqipëri.
Kjo ka një rëndësi të veçantë për të siguruar njohje ndërkombëtare për Metrologjinë në Shqipëri në mënyrë që të kontribuojnë drejtpërdrejt në konkurrencën e ekonomisë shqiptare në tregun rajonal dhe global dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Zbatimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë është një nga detyrat kryesore të udhëheqjes së DPM lidhur me:

•   Politika e cilësisë është e njohur për të gjithë punonjësit e DPM;
•   Të sigurohet qëndrueshmëri në zbatimin e politikës së cilësisë në të gjitha fushat e punës në DPM
•   Sistemi i menaxhimit të cilësisë është në përputhje me kërkesat e SSH ISO/IEC 17025:2005
Faktori më i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm të kërkesave SSH EN ISO/IEC 17025:2005 është pjesëmarrja aktive e të gjithë anëtarëve të stafit në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave të caktuara.

Më 8 Mars 2012 DPM prezantoi me sukses Sistemin e Cilësisë në seksionin e 7të të Komitetit Teknik të Cilësisë në EURAMET, i cili u mbajt në Varshavë, Poloni. Ky prezantim është një arritje dhe sukses për metrologjinë shqiptare pasi përbën pikën fillestare të njohjes europiane të aftësive të DPM-së dhe plotësimin e parakushtit për të deklaruar aftësitë matëse dhe kalibruese (CMC), pas pjesëmarrjes së suksesshme në projekte ndërkrahasimi laboratorike.
Pas këtij suksesi të rëndesishëm DPM është angazhuar në arritjen e objektivit të rradhës, deklarimi i aftësive matëse dhe kalibruese (CMC), që do të sjellin njohjen ndërkombëtare të shërbimeve të ofruara nga DPM.