MBROJTJA E KONSUMATORIT

MBROJTJA E KONSUMATORIT

consumer-protectionNjë ndër misionet e Drejtorise së Përgjithshme të Metrologjisë është mbrojtja e konsumatorëve, nëpërmjet organizimit të kontrollit të instrumenteve matës në fushat e transaksioneve zyrtare dhe tregtare, mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurinë teknike, si dhe kontrolli sasior i parapaketimeve;

Për të realizuar këtë mision, DPM përdor masa me karakter parandalues dhe masa me karakter ndëshkues, duke miratuar dhe verifikuar instrumentet matëse dhe duke sanksionuar me gjobë abuzuesit.

Inspektimi Metrologjik është kontrolli që kryhet në lidhje me prodhimin, importimin, instalimin, ruajtjen dhe riparimin e instrumenteve mates. Aktiviteti kryesor i Drejtorisë së Inspektimit Metrologjik është të kryejë inspektime mbi:

•    Instrumentet matës në përdorim dhe në treg
•    Përdorimi korrekt i njësive të matjes
•    Sasia e produkteve të para-paketuara.

Sanksionet

Kur inspektori vërteton shkelje të dispozitave të Ligjit “Për metrologjinë”, ka të drejtë të vendosë mase administrative me gjobë dhe të kërkoje nga subjekti që të marrë masa për të korrigjuar shkeljet e konstatuara brenda një afati të caktuar kohor.

Inspektimi metrologjik ushtrohet në ç’do kohë, pa asnjë pararalajmërim ndaj subjektit që inspektohet dhe iniciohet, perveç planfikimit, dhe nga informacione dhe ankesa të qytetarëve, të firmave konkurrente, nga njoftimet e mediave apo burime të tjera.
tjeter.
Inspektimi metrologjik bashkëpunon ngushtësisht me autoritetet e survejimit të tregut në vendin tonë, në vecanti me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Strukturat bashkëpunon me shoqatat dhe organizatat në mbrojtje të konsumatoreve, si dhe organizon fushata për ndergjegjësimin e publikut.

Konsumatori është i lutur që të mos hyjë në marrëdhënie tregtie me tregtarë që  perdorin instrumente matës të pa kontrolluara nga DPM, pra që nuk kanë të vendosur në vend të dukshëm shenjën e verifikimit ligjor. Ju lutemi të denonconi pranë DPM-së të gjitha abuzimet që ndeshni në fushën e metrologjisë.