Laboratori i Volumeve

LABORATORI I VOLUMEVE

Laboratori i volumeve në DPM siguron transmetueshmërinë e matjeve në fushën e volumeve, mban dhe ruan standardet kombëtare për volumin dhe ofron shërbime kalibrimi te qelqeve laboratorike, enëve volumore metalike dhe depozitave.

Laboratori-Volumeve-1

Kalibrimi gravimetrik i mikopipetave me diapazon:1µl deri në 5 ml. Qelqe dhe enë volumore me diapazon:  5 ml deri në 20 L.

Laboratori-Volumeve-2

Kalibrimi  i standardeve volumore: Intervali 20 L deri ne 5000 L.

 

 

Laboratori-Volumeve-3

Kalibrim të depozitave cilindrike vertikale mbitokësore: Intervali mbi 500 m3.
Laboratori disponon këto pajisje:

  • Peshore elektronike të kapaciteteve 20 gr, 220 gr, 500 gr, 5 kg, 64 kg dhe set gramarësh E2 nga 1 mg deri në 20 kg;
  • Set enësh volumore qelqi 5 L, 10 L, 20 L;
  • Set enësh metalike 5 L, 10 L, 100 L;
  • Enë volumore metalike Tannroda 20 L dhe 50 L, me gabim 0.02 % (standard referues), enë volumore metalike 2000 L dhe 5000 L, standarde pune me gabim 0.05;
  • Aparat për matjen e trashësisë me ultratinguj UT-200 i pajisur me sonda me diapazon   matjeje 1 mm – 200 mm dhe 0.7 mm – 50 mm, me saktësi përkatësisht 0.1 mm dhe 0.05 mm;
  • Matës  prurjesh (kontalitër) me diapazon  mbi 2850 L/min me ripërsëritshmëri  0.01%.
  • Matës optik distancash me diapazon 0.05 – 200 m me saktësi1mm.
  • Instrument matës për monitorim (temperaturë, lageshti relative, presion dhe elektro-konduktivitet);
  • Metër shirit 50m, 100m dhe metër thellësie me kontakt 30 m.
  • Distilator uji dhe pajisje të tjera ndihmëse.

Gjurmueshmëria e matjeve të volumeve me metodën gravimetrike sigurohet nga laboratori i masës i cili është akredituar për këtë kalibrim.
Laboratori i Volumeve është aktiv në metrologjinë ligjore si përcaktimi i depozitave volumore për qellime ruajtjeje, miratim tipi, trainime për stafin e metrologjisë ligjore, draftimin e procedurave të verifikimit. Në prioritet laboratori ka pjesëmarrjen në ndërkrahasime laboratorike, kryesisht në projekte të EURAMET-it.