Laboratori i Presionit

LABORATORI I PRESIONIT

Laboratori i presionit eshte i vetmi laborator i cili disponon etalonet kombetare ne fushen e presionit ne Republiken e Shqiperise. Objektivi kryesor i laboratorit eshte ruajtja dhe mirembajtja e ketyre etaloneve si dhe sigurimi i gjurmueshmerise ne rang vendi dhe me gjere. Etalonet kombetare te  te miratuara jane dy, konkretisht :

  1. Instrument mates presioni dixhital me piston

Presioni qe gjenerohet nga ky sistem mates eshte presion vaj ose gaz, si per matje absolute dhe jo – absolute.  Ky sistem matjeje eshte i perbere nga dy “koka matjeje”, me kufij matjeje perkatesisht 0 … 2 MPa dhe 0 … 1000 psi. Gjenerimi i presionit behet me ane te sistemit piston – cilinder qe ndodhet brenda seciles “koke” matese.

 

 

 

  1. Balance presioni hidraulike

Presioni qe gjenerohet eshte presion vaj, si per matje absolute dhe jo – absolute. Ky sistem matjeje eshte i perbere nga dy “koka matjeje”, me kufij matjeje perkatesisht 1 … 70 bar (presione te uleta) dhe 10 … 700 bar (presione te larta). Gjenerimi i presionit behet me ane te sistemit piston – cilinder qe ndodhte brenda seciles “koke” matese dhe gramareve te vendosur siper ketij sistemi te quajtur ndryshe si “pesha te vdekura”.

Laboratori i presionit eshte nje laborator i akredituar nga Trupa Kombetare e Akreditimit Shqiptar (DA) qe prej dates 16.09.2016. Skopi i akreditimit ne fushen e presioneve eshte per kufijte 1 … 70 bar, presion vaj, jo–absolut; si dhe 0,2 … 10 bar, presion gaz, jo–absolute.

Stafi i laboratorit eshte nje staf i trajnuar nder vite nga Institute te ndryshme Metrologjike Kombetare (NMI) te ndryshme. Nisur edhe nga gama e gjere e pajisjeve qe disponon laboratori, ne kryejme sherbime kalibrimi dhe verifikimi per instrumente te ndryshem si me poshte vijon :

  • manometra presioni me tub Bourdon;
  • kalibratore presioni;
  • balanca presioni, dhe
  • sensore presioni

 

sipas skopit te akreditimit.

Per sa i perket ambjenteve te laboratorit, ai ka nje siperfaqe rreth 85 m2, me kondita mjaft te mira laboratorike, te mbajtura dhe monitoruara sipas procedurave, standardeve dhe rekomandimeve perkatese.

Ky laborator merr pjese ne menyre periodike ne krahasime nderlaboratorike qe roganizohen nga Institute te ndryshme metrologjike apo nga EURAMET (Shoqata Europiane e Instituteve Metrologjike Kombetare).

Konkretisht, laboratori ka marre pjese ne 3 krahasime nderlaboratorike, nga keto 2 krahasime nderlaboratorike bilaterale ndermjet PTB (Instituti Metrologjik Gjerman) dhe DPM, me kod identifikimi nga laboratori pilot (PTB)  CCM–K–P1 dhe CCM–K–P7. Keto dy nderkrahasime kane perfunduar dhe rezultatet kane qene shume te mira.

Per sa i perket krahasimit nderlaboratorik te 3, ky projekt eshte i rregjistruar si EURAMET 1252 Project si dhe i rregjistruar ne KCDB (Data Base i Krahasimeve Kyçe) si EURAMET.M.P-S13. Matjet kane perfunduar nga te gjithe pjesmarresit dhe jemi ne pritje te rezulatateve nga laboratori pilot UME Turqi. Duke shpresuar ne rezultate te mira, laboratori kerkon qe ti nenshtrohet procesit te vetdeklarimit te Aftesive Matese Kalibruese, qe keto rezultate te publikohen ne faqen zyrtare te BIPM KCDB (Data Base e Krahasimeve Kyç ne Byrone Nderkombetare te Peshave dhe Matjeve).