Laboratori i Matjeve Kimike, Analiza e Alkoolit në Frymëmarrje

LABORATORI I MATJEVE KIMIKE, ANALIZA E ALKOOLIT NË FRYMËMARRJE

Laboratori siguron gjurmueshmërinë e matjeve të alkoolit në frymëmarrje në vendin tonë nëpërmjet verifikimit të instrumenteve matës të alkoolit që përdoren nga departamentet e policisë rrugore. Kjo gjurmueshmëri do të sigurohet nëpërmjet standardit kombëtar të përbërë nga tre balona qelqi në një banjë termostatike. Konkretisht baza materiale e këtij laboratori përfshin:

  • Banjo termostatike, diapazoni i temperaturës 20 °C deri në 40 °C, stabiliteti i temperaturës  0,01 °C;Laboratori-Analizes-Alkolit
  • Analizator i nivelit të alkoolit në frymëmarrje me diapazon matje nga: 0 deri në 3 mg/L nga Drager;
  • Matës preçiz gazi, diapazoni 20-1200 L/h me saktësi 0.5%;
  • Matës kontrolli të rrjedhjes me diapazon deri ne 13.33NI/min me saktësi 0.01%;
  • Instrument matës për monitorimin e temperaturës në sistem;
  • Peshore analitike dhe preçisioni të lartë 200 g, d = 0.1 mg; 2500 g,  d = 0.01 mg;
  • Set pipetash, bekera;
  • CRM, etj.

Verifikime të instrumenteve të ndryshëm matës të përqëndrimit të alkoolit në frymëmarrje.