Laboratori i Mases

LABORATORI I MASËS

Laboratori i masës është një nga laboratorët më të vjetër në DPM, kjo për vetë faktin që masa është një nga madhësitë fizike bazë dhe matjet në fushën e masës janë të nevojshme në çdo sektor apo industri. Aktivitetet primare të laboratorit të masës janë sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të masës dhe transmetimi i njësisë së masës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit.

Aktivitetet primare të laboratorit të masës janë:

»    Ruajtja dhe mbajtja e njësisë së masës (Kilogram) në Republikën e Shqipërisë,
»    Sigurimi i gjurmueshmërisë së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të masës (Kilogram) dhe transmetimi i njësisë së masës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit.
»    Pjesëmarrja në ndërkrahasime laboratorike në nivel ndërkombetar dhe rajonal për deklarimin e CMC-ve, në nivel të klasës E2, mbetet një nga objektivat strategjikë të laboratorit të masës.

Aktiviteti:
–    Kalibrimi i gramarëve standard në kufijte 1 mg – 10 kg klasa E1me çertifikatë kalibrimi dhe pasiguri sipas Rekomandimit OIML R111-2004, me çertifikate kalibrimi të CIPM-MRA, në përputhje me deklarimin e CMC-ve në BIPM
–    Kalibrimi i gramarëve standard në kufijte 1 mg – 20 kg klasa E2 me çertifikatë kalibrimi dhe pasiguri sipas Rekomandimit OIML R111-2004, me çertifikatë kalibrimi të CIPM-MRA, në përputhje me deklarimin e CMC-ve në BIPM
–    Kalibrimi i gramarëve standard në kufijte 1 mg – 20 kg klasa F1, me çertifikate kalibrimi te akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit Nr: LK 001 14.05.2009.
–    Kalibrimi i instrumentëve jo-automatikë të peshimit NAWI deri në kufijtë 100 kg, në përputhje me Guiden:  EURAMET – cg/18 – v4 – 2012, me çertifikatë kalibrimi të akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit Nr: LK 001 14.05.2009.

Aftësitë Matese & Kalibruese të Laboratorit:
Aftësitë matëse për kalibrimin e gramareve të klasës E2, të vlerësuara dhe të njohura ndërkombetarisht me ndërkrahasim KCDB te BIPM, në kuadër të projektit EURAMET M.M-K2.2 dhe M.M-K4.2, ku laboratori ka deklaruar aftësitë matëse kalibruese (CMC), jepen në tabëlën më poshtë.

Fusha e matjes

Kufijtë e matjes

Pasiguria e zgjeruar e matjes (k=2)

Masë

1 mg – 100 mg

0.003 mg – 0.005 mg

Masë

0.1g – 1 g

0.005 mg – 0.010 mg

Masë

1 g – 10 g

0.010 mg – 0.020 mg

Masë

10 g – 100 g

0.020 mg – 0.05 mg

Masë

0.1 kg – 1 kg

0.05 mg – 0.5 mg

Masë

1 kg – 10 kg

0.5 mg – 5 mg

Masë

20 kg

10 mg

Aftesitë matëse për kalibrimin e gramarëve të klasës F1, të vleresuara dhe të njohura nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (sipas sstandardit SSH ISO/IEC 17025:2005 me çertefikatë akreditimi Nr. LK-00114.05.2009, jepen në tabelën më poshtë:

Fusha e matjes

Kufijtë e matjes

Pasiguria e zgjeruar e matjes (k=2)

Masë

1 mg – 100 mg

0.006 mg – 0.016 mg

Masë

0.1g – 1 g

0.016 mg – 0.03 mg

Masë

1 g – 10 g

0.03 mg – 0.06 mg

Masë

10 g – 100 g

0.06 mg – 0.16 mg

Masë

0.1 kg – 1 kg

0.16 mg – 1.6 mg

Masë

1 kg – 10 kg

1.6 mg – 16 mg

Masë

10 kg – 20 kg

16 mg – 30 mg

 

Skema e Zinxhirit të Gjurmueshmërisë të Laboratorit të Masës, Tetor 2011

Laboratori i Masës – Gjurmueshmëria
Etaloni kombëtar i masës 1kg i Republikës së Shqipërisë është pjese e setit 1 mg – 10 kg klasa E1 prej materiali çelik të paoksidueshëm, i gjurmueshëm në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive SI, nëpërmjet kalibrimit të realizuar në Institutin Kombëtar të Metrologjisë së Gjermanisë (PTB) në Tetor 2011.

Etaloni kombetar ruhet dhe mbahet në Laboratorin e Masës në DPM dhe përdoret si standartd primar për sigurimin e gjurmueshmërise së rëzultatit të matjeve në nivel kombëtar, nëpërmjet kalibrimveve që laboratori kryhen për nevojat e sigurimit dhe besueshmërisë së matjeve në nivele më të uleta dhe në sistemin kombëtar të matjeve dhe industri. Kjo është e paraqitur në skemën e gjurmueshmerisë së  Laboratorit të Masës.

 

Me anë të etalonëve të punës të klasës E2 sigurohet gjurmueshmeria për laboratorët e akredituar dhe ato laboratore që përdorin peshore analitike ose komperatorë të masës të shërbimit parësor,  shëndetësise, ushqimit, veterinarisë, mjedisit indistrisë etj
Etalonet e klasës E2 janë të gjurmueshëm në etalonin primar të klasës E1 nëpërmjet kalibrimit  në laboratorin e masës, në përputhje me CMC-te të deklaruara në BIPM

Pajisjet:
Laboratori i masës ka në disponin të gjitha paisjet e nevojshme për të siguruar gjurmueshmërinë e gramareve në kufijte:
1 mg – 10 kg klasa E1, 1 mg – 50 kg klasa E2, 1 mg – 50 kg klasa F1 dhe peshoret analitike deri në kufijtë 100 kg.

 

Pjesëmarrja në Projekte  Nderkrahasimi
•    PRAQ III CEN-TCU & EURAMET Project No: 592 Pilot  NPL Angli.
•    Projekt bilateral Ndërkrahasimi UME – DPM:  Etalon e mase 1 kg, 200 g klasa F1. Pilot UME Turqi.
•    PT CARDS 2006 Rajonal: PT-Instrument peshimi jo-automatik elektronik NAËI. Pilot  ZDMS Serbi.
•    EURAMET Project  No. 1119 “Transferimi i dijeve  në fushën e klaibrimit te Instrumentave Jo-automatike e Peshimit NAËI”.
•    EURAMET Project No: 1096 SEE Mass Comparison: Etalone mase 1 kg, 200 g, 10 g, 1 g, 100 mg klasa E2, Pilot  EIM Greqi.
•    KCBD EURAMET Project No: 1120 “SEE Mass Comparison: Etalonë mase 1 kg, 500 g, 20 g, 2 g, 100 mg klasa E2.. Pilot BEV Austri.
•    EURAMET Project No: 1205 “Rishikimi i Guides cg-18 –v4 per kalibrimin e Instrumentave  Jo-automatike te Peshimit (NAËI).
•    EURAMET Project 1210 “ Praktikat më të mira në lidhje me  “disemination of 1kg”.
•    EURAMET Project  Nr.1222 “Ndërkrahasim i 10 kg E2, me laborator pilot  BEV Austri.
•    EURAMET Focus Group Project Nr. M.M-S5  “Ndërkrahasimi etalonëve të masës 1kg dhe nënfishave te tij, 1 kg, 200 g, 50 g, 5 g, 200 mg klasa E2, me laborator pilot NSAI Irlandë.
•    Projekt ndërkrahasimi PT në kuader të IPA 2011të etalonëve të masës 200 mg-10 kg E2, me laborator pilot Laboratorin e Masës të DPM  Shqipëri.

Projekte  shkencore të laboratorit
»   Zhvillimi i skemës se kalibrimit me nën-ndarje, të gramarëve standard klasa E1 në kufijte  1 mg – 10 kg, për përhapjen dhe ruajtjen e njësise Kilogram në Laboratorin e Masës,  me çertifikatë kalibrimi dhe pasiguri sipas Rekomandimit OIML R111-2004, dhe CIPM-MRA, në përputhje me deklarimin e CMC-ve ne BIPM, bazuar dhe në Projektin Nr. 1210 të EURAMET.
»   Ngritja e laboratorit për matjet dhe kalibrimin e densitetit të trupave solid, sigurimi i gjurmueshmërisë së matjes dhe pjesmarrja në projekte të EURAMET për deklarimin e CMC-ve në këtë fushë.