Laboratori i Madhesive Elektrike

LABORATORI I MADHËSIVE ELEKTRIKE

Laboratori-madhsive-elektrikeLaboratori i madhësive elektrike në DPM është mbajtësi i standardit kombëtar të matjes për madhësitë elektrike.

Qëllimi kryesor i këtij laboratori është sigurimi i gjurmueshmërisë i madhësive elektrike në njësitë e Sistemit SI.

Aktualisht ky laborator është në gjendje të sigurojë gjurmueshmërinë e këtyre madhësive:

  • Rezistencë elektrike
  • Në rryme dhe tension të vazhduar
  • Në rryme dhe tension alternative

Për të kryer aktivitetet kryesore, ky laborator është i pajisur  me instrumentet mates të nevojshëm si:

  • Standardi referencë i tensionit elektrik Fluke 732B
  • Standardi referencë për rezistencat elektrike 742A-1dhe 742A-10K
  • Kalibrator universal Fluke tipi 5720A
  • Multimetër shifror Fluke, tip 8508A
  • Ndarës referencë Fluke, tipi 752A
  • Urë e rrymës të vazhduar, tipi  9975, e kompanisë kanadeze Guildline
  • Banjo ajri, e kompanise kanadeze Guildeline 5032, për mbajtjen e rezistencave  standarde

Gjurmueshmëria sigurohet nëpërmjet kalibrimit direkt të instrumentëve të lartpërmendur në një Institut Kombëtar Metrologjie, i cili ka  deklaruar CMC në BIPM KCDB për të mbështetur kalibrimin.

Laboratori Elektrik siguron shërbimet si vijon:

  1. Në rryme dhe tension të vazhduar:
    –    Kalibrim të instrumenteve matës deri 1100 V dhe të burimeve të tensionit DC, deri 1000 V.
    –    Kalibrim të instrumenteve matës deri 11 A dhe të burimeve të rrymes 20 A.
  2. Në rryme dhe tension alternativ:
    –    Kalibrim të instrumenteve matës të tensionit deri 1100 V, me frekuence nga 10 Hz deri 10 KHz dhe të burimeve të tensionit deri në 1000 V dhe frekuence nga 1 Hz deri 300 kHz.
    –    Kalibrim të instrumenteve matës të rrymes deri 11 A dhe frekuencë 10 Hz deri 10 kHz dhe të burimeve të rrymes deri 20A dhe  frekuencë deri 100 kHz.
  3. Rezistencë
    –    Laboratori ka një set rezistenca me vlerë nga 1 O deri 10 MO, i cili përdoret për gjurmueshmërinë e matjeve deri tek rezistencat e përdorimit. Kalibrimi i rezistencave standard bëhet me urë ose multimetër, për vlera deri 20 GO.

Laboratori elektrik është i pajisur me një stendë kontrolli portative për matësat e energjisë elektrike. Stenda eshte prodhim i kompanisë Gjermane MTE, tip PTS 400.3, e klasës së saktësisë 0.02. Me këtë stendë do të kontrollohen matësa të energjisë elektrike një dhe trefazore, të energjisë aktive dhe reaktive, elektronik dhe induktiv, të klasës së saktësise deri në 0.5.