Laboratori i Gjatesise

LABORATORI I GJATËSISË

Laboratori i gjatësisë siguron transmetueshmërinë e matjeve në fushën e gjatësisë.

Transmetueshmëria në laboratorin e gjatësisë realizohet me anë të etaloneve fundore të gjatësisë të klasës K, O e deri tek etalonet fundore të punës. Ky proces kryhet nëpërmjet një zinxhiri të pashkëputur krahasimesh duke marrë në konsideratë edhe  llogaritjen e pasigurive.
Me qëllim që të sigurohet krahasueshmëria dhe besueshmëria e rezultateve të matjeve, njësia metër është njësia bazë për të vendosur transmetueshmërinë përkatëse të matjeve në fushën e gjatësisë.

Përkufizimi i njësisë së matjes së gjatësisë: Metri (simboli m), është i barabartë me gjatësinë e largësisë së përshkruar nga drita në boshllëk gjatë një kohe prej 1/299 792 458 të sekondës.

Laboratori i gjatësisë disponon këto paisje:Laboratori-gjatesise-1

  1. Set masash fundore, klasa  K, 0, 1 nga 0,5mm deri në 100mm
  2. Komperatori i etaloneve fundore, instrument  për matjen e etaloneve fundore nëpërmjet metodës së krahasimit me shkallë matje   0.5mm-100mm
  3. Aparat matës për matje lartësie DIGIMAR, me shkallë matje 0-300mm dhe shkallë ndarje  0.001 mm.
  4. Instrumenti i testimit OPTIMAR 100, për kalibrimin e komperatorëve, me shkallë matje 0.5 mm – 100 mm
  5. Makinë universale për matje gjatësie, me shkallë matjeje të brendshme dhe të jashtme, shkallë matjeje të jashtme  0 – 1200 mm, shkallë matjeje të brendshme minimum 40 – 160 mm, me rezolucion 0.1µm
  6. Metër gjatësie, me shkallë matje deri në 3000 mm me rezolucion 5µm
  7. Metër etalon me shkallë ndarje 0,2 mm dhe shkalle matje 0 – 1100 mm, klasa 1
  8. Etalone fundore, me shkalle matje 125 – 1000 mm, klasa 1.

Shërbimet që ofron laboratori i gjatësisë janë:Laboratori-gjatesise-2

  • Kalibrim i etaloneve fundore me metodë krahasimi, nëpërmjet komperatorit të etaloneve fundore.
  • Kalibrim i kalibrave (vernier dhe dixhital) të dimensioneve të ndryshme.
  • Kalibrim i komperatorëve (mekanik dhe dixhital) të dimensioneve të ndryshme.
  • Kalibrim i mikrometrave (mekanik dhe dixhital) të dimensioneve të ndryshme.
  • Verifikim i nivel matësve me shkalle matje deri ne 500 mm.
  • Verifikim i përmasave të ndryshme, të lartësisë me shkallë matjeje deri në 300 mm,
    të thellësisë, diametrave të brendshëm dhe të jashtëm
  • Verifikim të metrave shirit të dimensioneve të ndryshme.