Laboratori i Forces dhe Fortesise

LABORATORI I FORCËS DHE FORTËSISË

Laboratori i matjeve të forcës dhe fortësisë është ngritur për t’iu përgjigjur nevojave të industrisë vendase, kryesisht sektorit të ndërtimit. Aktivitetet primare të laboratorit të forcës dhe fortësisë janë sigurimi i gjurmueshmërise së matjeve në nivel ndërkombëtar për njësinë fizike të forcës dhe transmetimi i njësisë së forcës në nivel më të ulët, deri tek përdoruesit e fundit. Me qëllim arritjen e njohjes ndërkombëtare, pjesëmarrja në ndërkrahasime laboratorike është prioritet i këtij laboratori.

Gjurmueshmeria e matjeve në nivel ndërkombëtar arrihet nëpermjet krahasimit/kailibrimit të serisë së dhënësave të forcës referencë në një Institut Kombëtar të Metrologjisë, i cili ka të deklaruar Aftësite Matëse dhe Kalibruese në BIPM KCDB (kalibrimi i serisë së dhënësave në dipazonin nga 10 N deri në 2 000 kN është realizuar në Institutet Kombëtare të Turqisë dhe Gjermanisë).
Transmetimi i njësisë së forcës deri tek përdoruesit e fundit realizohet nëpërmjet kalibrimit, duke ndjekur procedura të akredituara. Laboratori i forcës prej muajit Maj 2009 është akredituar nga Drejtoria e Përgjitshme e Akreditimit DPA, në përputhje me standardin SSH ISO/IEC 17025: 2005 me çertefikatë akreditimi nr. LK-001.
LaboratoriiForces-1Çertifikata e Akreditimit dhe Lista e Kalibrimeve
Transmetimi i njësisë së forcës tek përdoruesit e fundit realizohet nëpërmjet kalibrimit të:
• Makinave të provave të materialeve për ngarkesë statike një aksiale në tërheqje dhe shtypje sipas standardit  DIN EN ISO 7500-1.
• Makinave të provave në shtypje për beton sipas standardit EN 12390–4.
Instrumentet matës dhe pajisjet e përdorura për kalibrim:
• seri regjistrues force në tërheqje dhe shtypje me fushë matjeje nga 20 N deri 3 MN;
• amplifikator dixhital me saktësi të lartë, DMP 40 me saktësi matje 0.0005
• amplifikator matjeje, tip MGC plus (për kryerjen e kalibrimeve në vendpërdorim),
• Software CATMAN (për regjistrimin direkt të vlerave të matjes).
• Kalibrator tip K148 (për kalibrimin e aplifikatorit MGC plus para ç’do përdorimi).

PLaboratoriiForces-2ër kalibrimin e makinave testuese në tërheqje dhe shtypje për beton, laboratori është i pajisur edhe me shumë pajisje ndihmëse për matjen e

Pajisje të laboratorit të forcës, fortësisë, ashpërsisë, përkulshmërisë, rafshitetit pllakave të shtypjes.
Laboratori i fushës së fortësisë kryen verifikime të fortësisë Rokvel, Brinel, Vickers dhe Universale.

Laboratori, realizon sot kalibrimin dhe çertifikim e makinave testuese të materialeve në të gjithë laboratorët e testimeve të prodhimit të materialeve të ndërtimit, (beton, asfalto-beton, çimento, tulla) të materialeve tekstile dhe atë të lëkurës.

Së shpejti ky laborator do të pajiset me Makinë Standarde të Forcës tip me pesha të varura (Jockey Weight), me kapacitet deri në 100 kN, me 4 diapazonë matjeje.