Autorizimi

Autorizimi

Autorizimi i personave juridike për kryerjen e veprimtarive metrologjike ligjore dhe i personave juridike dhe fizike për kryerjen e shërbimit të riparimit të instrumenteve matëse

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, në përputhje me Ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë”, nenet 40 – 45, si dhe Urdhërit të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Nr. 194, datë 9.3.2009 “Për miratimin e rregullores për autorizimin e personave juridike për kryerjen e veprimtarive metrologjike ligjore dhe për autorizimin e personave juridike dhe fizike për kryerjen e shërbimit të riparimit të instrumenteve matëse”, mund të autorizojë një person juridik, që plotëson kushtet e përshkruara, për të realizuar verifikimin e instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara dhe ekspertizën metrologjike, kur kjo drejtori nuk ka mundësi t’i realizojë këto detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë mund të autorizojë një person juridik apo fizik për shërbimin e riparimit të instrumenteve matëse. Shërbimi i riparimit të këtyre instrumenteve është i ndaluar të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe personi i autorizuar për verifikimin e instrumenteve matëse.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë vendos për dhënien e autorizimit brenda 60 ditëve nga aplikimi. Vendimi për autorizim përcakton qëllimin e autorizimit dhe është i vlefshëm për një periudhë 3-vjeçare.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë cakton markimin (shenjën) verifikuese të një personi të autorizuar për verifikimin e instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë mund të
revokojë autorizimin ose ta reduktojë afatin e tij kur:

  1. nuk plotësohen kushtet, për të cilat është dhënë autorizimi dhe nuk kryhen detyrat në mënyrën e përshkruar;
  2. cenohen rëndë detyrimet e caktuara në këtë ligj dhe aktet e nxjerra në zbatim të tij;
  3. mbajtësit të autorizimit i kanë ndodhur ndryshime, që e bëjnë të pamundur respektimin e kushteve, për të cilat është dhënë autorizimi.

Personi juridik dhe fizik, autorizimi i të cilit është revokuar, sepse ai ka vepruar kundër rregullave, në mënyrë joprofesionale, si dhe në kundërshtim me sa parashikohet në autorizim, nuk mund të aplikojë për një autorizim të ri, brenda një periudhe prej tre vjetësh nga dita që i është revokuar autorizimi.

Autorizimi bëhet i pavlefshëm kur:

  1. mbaron afati i vlefshmërisë;
  2. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë ka nxjerrë vendim për revokimin e autorizimit;
  3. i autorizuari heq dorë, me shkrim, nga autorizimi.

Detyrimet e personit të autorizuar:

  1. Një person juridik apo fizik i autorizuar duhet:
    a) të kryejë veprimtarinë e tij profesionalisht dhe në përputhje me rregullat e vendimet për autorizim;
    b) të njoftojë menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë për mbarimin e autorizimit ose për ndonjë ndryshim të kushteve të autorizimit;
    c) të mbajë dokumentacion të formave të ndryshme për problemet administrative, që lidhen me qëllimin e autorizimit, në përputhje me rregullat, nëse nuk përshkruhet ndryshe nga ky ligj, ose me rregullat e përshtatura për zbatimin e tij;
    ç) të japë te Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë informacion të domosdoshëm, brenda afateve të caktuara të përshkruara dhe sipas procedurave të përshkruara, për regjistrimin e instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara në regjistrin përkatës.
  2. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë përshkruan afatet e caktuara dhe procedurat për dhënien e informacionit për instrumentet matëse të verifikuara.

pdfRregullore për autorizimin e personave juridike për kryerjen e veprimtarive metrologjike ligjore dhe për autorizimin e personave juridike dhe fizike për kryerjen e shërbimit të riparimit të instrumenteve matëse.